| 15416 | The Cyber Hymnal#15417 | 15418 |
| Text: | Nuk Di, Pse Zoti Mirësinë |
| Author: | Daniel W. Whittle |
| Translator: | Jan Foss, 1954- |
| Tune: | [Nuk di, pse Zoti mirësinë] |
| Composer: | James McGranahan |
| Media: | MIDI file |
1 Nuk di, pse Zoti mirësinë
E tij ma ka treguar;
As pse, kur isha plot mëkat
Mesia vdiq për mua.
Refreni:
Por unë e di se kujt i besova
Dhe jam i bindur se ësht’ i zoti
Atë ta ruaj’ që m’u besua
Gjer në ditën kur t’vij’ ai!
2 Nuk di, si erdhi ai besim
Që mua më shpëtoi,
As si në zemër paqja vjen
Kur Shkrimin e besoj. [Refreni]
3 Nuk di, si Fryma e Shenjtë vepron,
Si ai për faj qorton;
Si nëpër Bibël jep besim
Dhe Zotin ma zbulon. [Refreni]
4 Nuk di se çfar’ gëzime unë
Në jetë do t’takoj,
Çfar’ dit’sh t’vështira, para se
Jezusin ta shikoj. [Refreni]
5 Nuk di as or’n as ditën kur
Do t’vijë Zoti im.
Nëse do t’vdes, a t’jem në re
Me Zotin në takim. [Refreni]
| Text Information | |
|---|---|
| First Line: | Nuk di, pse Zoti mirësinë |
| Title: | Nuk Di, Pse Zoti Mirësinë |
| Author: | Daniel W. Whittle (1883) |
| Translator: | Jan Foss, 1954- |
| Refrain First Line: | Por unë e di se kujt i besova |
| Language: | Albanian |
| Copyright: | Public Domain |
| Tune Information | |
|---|---|
| Name: | [Nuk di, pse Zoti mirësinë] |
| Composer: | James McGranahan |
| Key: | D Major |
| Copyright: | Public Domain |