| 15412 | The Cyber Hymnal#15413 | 15414 |
| Text: | Një Gjë Shumë E Çuditshme |
| Author: | William W. How |
| Translator: | Jan Foss, 1954- |
| Tune: | BROOKFIELD |
| Composer: | Thomas Bishop Southgate |
| Media: | MIDI file |
1 Një gjë shumë e çuditshme ësht’,
Si mund të jet’ e mundur kjo?
Nga qielli zbriti Zoti im
Të vdesë për mua, një fajtor.
2 E di, që e vërtet’ ësht’ kjo:
Ai si njeri u shfaq mbi dhe.
Lot, djers, mundim duronte ai
Për shkak se shumë na deshi ne.
3 K’të dashuri unë s’e kuptoj!
Si mund aí t’më deshte mua?
Çfar’ dashuri ndaj meje ka,
Që mua më bën atë ta dua.
4 Për kryqin unë mendoj ndonj’herë
Dhe sytë i mbyll për ta shikuar
Sa shumë Jezusi vuante
Kur vdiq at’herë në kryq për mua.
5 Po edhe mund ta shihja unë
Si vdiste ai, kjo do të jetë
Një pjes’ e vog’l e dashurisë
Që duhet ai për mua të ketë.
6 Edhe pse e çuditshme është
Ta njoh unë dashurinë e tij.
Edhe kjo dashuri e zbehtë
Që kam për të ësht’ një çudi!
7 Që të të dua kam dëshirë,
Ti ndez tek unë një flak’ të re,
Gjithnjë edhe më shumë të dua,
Gjersa t’të shoh ashtu si je.
| Text Information | |
|---|---|
| First Line: | Një gjë shumë e çuditshme ësht’ |
| Title: | Një Gjë Shumë E Çuditshme |
| English Title: | It is a thing most wonderful |
| Author: | William W. How |
| Translator: | Jan Foss, 1954- |
| Meter: | LM |
| Language: | Albanian |
| Copyright: | Public Domain |
| Tune Information | |
|---|---|
| Name: | BROOKFIELD |
| Composer: | Thomas Bishop Southgate |
| Meter: | LM |
| Key: | G Major or modal |
| Copyright: | Public Domain |
| Media | |
|---|---|
| Adobe Acrobat image: | |
| MIDI file: | |
| Noteworthy Composer score: | |